Policia, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e katër personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL.
Më 14 prill 2026, nga Hungaria në Kosovë është ekstraduar një shtetas kosovar me inicialet Q.I., i cili kërkohej nga organet e drejtësisë në vend. Pas mbërritjes, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjakovës për procedura të mëtejshme ligjore.
Ndërkaq, më 15 prill 2026, nga Shqipëria në Kosovë janë ekstraduar dy shtetas shqiptarë, me inicialet R.B. dhe G.H., të cilët gjithashtu ishin në kërkim nga institucionet e drejtësisë. Pas ekstradimit, ata janë dorëzuar në Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Njerëz për vazhdimin e procedurave ligjore.
“Po në të njëjtën ditë, është realizuar edhe ekstradimi nga Mali i Zi në Kosovë i një shtetasi kosovar me inicialet I.A., i cili kërkohej nga drejtësia. Ai është dorëzuar te njësitë përkatëse të Policisë në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.
Të dyshuarit ishin arrestuar më herët nga autoritetet e vendeve përkatëse, ndërsa ekstradimet u realizuan në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...
Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkat...
Arben Gashi reagon pasi u la jashtë kryesisë nga Abdixhiku: ...