Çështja e të pagjeturve është tema e vetme e konfirmuar, të cilën delegacioni shtetëror do ta shtrojë në takimin e parë në Bruksel. Delegacioni kosovar, por as Brukseli nuk e kanë zbardhur agjendën e plotë dhe çështjet që do të diskutohen, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Zyrën e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, takimit i janë referuar vetëm si konsultues.
“Shërbimi i Jashtëm Diplomatik (EEAS) ka ftuar Ekipin e Dialogut nga Kosova për konsultime, më 8 janar, pas themelimit të tij nga Kuvendi”, ka thënë shkurt Kocijançiq për “Kohën Ditore”.
Por dialogu do të vazhdojë të mbetet në bllokadë, përderisa Kosova nuk tërhiqet nga taksa prej 100 për qind, për produktet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
E pyetur nëse taksa e Qeverisë për mallrat serbe është pengesë e pakalueshme për të vazhduar dialogun, Maja Kocijançiq u është referuar deklaratave të kolegëve të saj, ku Qeverisë i kërkohet të zmbrapset nga kjo masë, për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s