Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se është obligim ndërkombëtar pranimi i draft-statutit të Asociacionit.
“Ne kemi obligime ndërkombëtare në raport me marrëveshjet që i kemi arrite në dialog. Të gjithë, së pari Qeveria e Kosovës, pastaj Qeveria aktuale, edhe ne që s’jemi më, të gjithë e kanë obligim”, ka thënë Tahiri në “Debat Plus”
Sipas saj, ky është një obligim dhe se nuk duhet të përmendet sanksioni si një “shkop për presion”.
“Kemi obligim me i zbatu, as që duhet me e përmend sanksionin si një shkop për presion”, ka thënë Tahiri.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë është shprehur se Asociacioni duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes
“E kemi obligim të bëhen në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes që Kurti me vetë-menaxhim, kombinim me Asociacionin e bëri Republikën Srpska të Kurti, që është niveli i tretë i qeverisjes. Pra, të gjithë e kemi obligim por në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë tutje Tahiri.
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër