Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Parlamentin e shtetit të Latvias në Riga, ku po merret vendimi për votimin e dy avokatëve eminentë.
Ai tregoi se do të bëhet një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke vlerësuar se shteti ynë është gati për të qenë anëtar i KE-së dhe se legjislacioni ynë është shumë i avancuar në këtë temë.
“Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet”, ka shkruar Tahiri në Facebook, ku ka postuar edhe një video. /Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...