Sylejman Selimi, ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Drenicës, ka vazhduar për të dytën ditë dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kësaj radhe nga Selimi u kërkuan informacione rreth rastit Drenica 2, për çka edhe pati kundërshtime nga avokati i Kadri Veselit.
Ky i fundit tha se prokurori po vepron si avokat mbrojtës, ndërsa aludoi se një grumbull i dokumenteve janë sjellë nga Beogradi.
“Ju a jeni dënuar nga EULEX–i për lëndën Drenica 2 për ndalimin e personave në Likoc”, pyeti Matt Halling, prokuror i Specializuar.
Megjithatë, ndërhyri Rodney Dixon, avokat mbrojtës i Kadri Veselit.
“E kundërshtoj këtë pistë pyetjesh se tani po më duket sikur ka dalë një avokat mbrojtës këtu… Ky është një grumbull dokumentesh që kanë ardhur nga Beogradi. Nuk e dimë se çfarë është kronologjia, janë pranuar disa dokumente dhe dëshmitari nuk lidhet drejtpërsëdrejti me dokumentet që nuk janë pranuar. Prokuroria duhet ta ndjekë procedurën e saktë, të gjejë personin që i ka sjellë dokumentet dhe prejardhjen e dokumentit, por ky nuk është dëshmitari që mund të shfrytëzohet për pranimin e këtyre dokumenteve. Nuk është mënyra e saktë kjo. Ua thashë edhe më herët që Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës”, tha Dixon.
Informacione Selimit iu kërkuan edhe rreth grupit të Prekazit, me ç’rast ai përmendi emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Përveç teje dhe Adem Jasharit, a mund të na thoni kush kanë qenë anëtarët e tjerë të GP”, pyeti Luka Misetiq, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit.
“Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra”, u përgjigj Selimi.
Misetiq ka vazhduar me pyetje drejtuar Selimit, rreth strukturës organizative të UÇK-së.
“Në atë kohë nuk kishte nivele komanduese, flasim në pranverën e 98-së nuk ka pasur nivele komanduese mes ushtarëve në terren dhe Shtabit të Përgjithshëm”, tha Misetiq.
“Po është e saktë…”, u përgjigj Selimi.
Misetiq ka pyetur Selimin edhe lidhur me takimin e Thaçit dhe Rexhep Selimit.
“Në intervistën e Zërit këta persona rastisën që të ishin në Abrinë e Epërme, a mund të na tregoni si i takuat rastësisht?” pyeti Misetiq.
“Kanë qenë aq shumë forca ushtarake, rastësisht jam takuar dikur në mbrëmje sa më kujtohet mua me Thaçin e Selimin”.
Gjatë dëshmisë së tij, Selimi foli edhe rreth funksioneve që kishin Azem Syla, Jakup Krasniqi e Sokol Bashota në UÇK.
Për Sylën ai tha se nuk e ka ditur që ishte komandant i përgjithshëm, teksa për Krasniqin e Bashotën theksoi se në atë kohë ishin emëruar zëvendëskomandantë.
Intervistimi i Selimit vazhdon edhe të mërkurën.
/rtk
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...