Ministri Sveçla priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla me ekipin e tij ka pritur sot në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre, për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj.
Në këtë takim u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë.
Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës.
Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...