Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, është shtruar në QKUK në gjendje të rëndë por falë kujdesit adekuat gjendja e tij është përmirësuar.
Sveçla, në një intervistë në T7, ka shpjeguar se fillimisht ishte dyshuar se Kurti po vuante nga gripi sezonal për tu kuptuar më pas se kishte bronkopneumoni.
“Kemi dyshuar për grip por nuk ka qenë grip. Ka qenë i shtrirë dy net në QKUK dhe gjendja e tij është përmirësuar”, tha Sveçla. “Ka qenë në gjendje të rëndë por është përmirësuar. Tash ai është duke u trajtuar në shtëpi me terapi por edhe duke pushu dhe rimarrë veten”.
“Një pjesë e përgjegjësisë për gjendjen e tij i shkon vetë Albinit sepse ka punuar pa kurrfarë kufizimi duke sjellë edhe rënien e imunitetit. Është e shërueshme dhe brenda disa ditëve ai do tu rikthehet aktiviteteve të përditshme”, përfundoi Sveçla.
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...