Sonte rreth orës 17:30, është sulmuar një fëmijë 6 vjeçar nga tre qenë endacak në lagjen Ulpiana prapa AAK-së në Prishtinë. Fëmija i sulmuar ka pësuar lëndime trupore. Rastin për Express e ka lajmëruar një qytetar. Ai ka thënë se rasti është lajmëruar në polici, por sipas tij policia nuk kanë hapur rast me arsyetimin se është kompetencë e Komunës.
“Derisa organet përkatëse ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës se kujt i takon kompetenca të merret me këto raste serioze të cilat mund të rezultojnë edhe me vdekje, në anën tjetër fëmijët dhe qytetarët janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku permanent dhe fatal që ekziston në qytet”, ka shkruar ai në raportimin e rastin që e ka bërë për Express.
Ai ka treguar se po ashtu se një rast i ngeshëm i ka ndodhur edhe një vajze rreth moshës 18 vjece.
“Diku rreth kohës së njëjtë, është sulmuar edhe një vajzë rreth moshës 18 vjeçare nga qentë endacak. Kjo mund të evidentohet edhe nga raportet mjekësore në Emergjencë të QKUK-së dhe QMF në Ulpianë”, ka thënë ai.
![]()
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...