Dy të rijnë shqiptarë janë rrahur nga disa persona që dyshohet të jenë serbë, me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:15, në rrugën “Kral Peter” në veri të Mitrovicës.
”Dy të rijnë shqiptarë derisa po shëtitnin këmbë në shëtitore në veri të Mitrovicës janë sulmuar nga disa persona të cilët kanë përdorur shufra hekuri. Viktimat kanë arritur të ikin në pjesën jugore dhe janë paraqitur në policinë e jugut të Mitrovicës, ndërsa këta të fundit i kanë dërguar në spital për trajtim”, kanë thënë burimet për Telegrafin.
Dyshohet se sulmuesit janë pjesë e grupeve “Mosto Klinci” dhe “Km Firm 028”, të njohura për sulmet ndaj shqiptarëve në atë pjesë.
Arbresh.info ka provuar të kontaktoj me policinë në atë pjesë por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...