Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është takuar në Bruksel me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se me shumë kënaqësi ka zhvilluar këtë takim, duke theksuar angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale dhe partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën, transmeton Arbresh.info.
Spiropali nënvizoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, përbën një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian.
Postimi i plotë:
Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.
E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen.
Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian./Arbresh.info
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...