Gjykata Speciale ka njoftuar se fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë për datën 27 shkurt. Rasti ishte paraparë të niste më 24 shkurt.
Në një njoftim thuhet se më 28 janar 2026, gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe urdhëroi që gjykimi të nisë më 27 shkurt 2026, në vend të 24 shkurtit, siç ishte caktuar më parë.
Ky është procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Në seancën që pritet të nisë më 27 shkurt do të paraqiten tre dëshmitarë, natyra dhe përmbajtja e të cilëve është zbuluar nga Prokuroria.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur