Kryetari i zgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj Komune. Dorëzimi-pranimi i detyrës u bë, në ambientet e Komunës ku Kryetari i deritashëm i Rahovecit, Idriz Vehapi, i dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Smajl Latifi i cili do të udhëheq për katër vitet e ardhshme me Komunën e Rahovecit.
Në akt Dorëzimin-Pranimin e detyrës thuhet ”Përmes këtij akti të dorëzim-pranimit të detyrës, Idriz Vehapi, e njoftoj për mbarëvajtjen e punëve që janë në proces Kryetarin e zgjedhur të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, duke u zotuar se do të bashkëpunoj në interes të qytetarëve të Komunës së Rahovecit edhe në të ardhmen, gjithashtu do të jem i gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme për mbarëvajtjen e punëve në administratë dhe në fushat tjera të veprimtarisë institucionale.
Me këtë akt të dorëzim-pranimit përmbushet një normë ligjore, demokratike e institucionale. Akt dorëzim-pranimi i detyrës u finalizua me datë 14.12.2017”
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...