Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se, pas konstituimit të Kuvendit, nëse deputetja Duda Balje mbetet pa grup parlamentar, do ta ftojnë në grupin e tyre.
Sa i përket votimit të kandidates për kryetare të Kuvendit, Kadrijaj përsëriti se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun, përveç nëse propozohen Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.
“Ne do t’i votojmë këto dy kandidate. Për kandidatë të tjerë, në fakt, nuk kemi diskutuar, mirëpo në momentin që hidhen në votim këto dy kandidate, ne pa hezitim do t’i votojmë. Nëse ka kandidat tjetër, do të diskutojmë dhe vendosim. Normalisht, nuk votojmë ndonjë figurë e cila nuk është unifikuese”, tha ajo në RTV21
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116