Dyshohet se eshtrat i takojnë luftës së fundit, por kjo ende nuk është konfirmuar
Në oborrin e kësaj kishe serbe që gjendet në fshatin Shushicë të Graçanicës kanë filluar tash e disa javë punimet për ndërtimin e një bodrumi. Ky ndërtim bëhet për nevojat e Kishës.
Por gjatë punimeve, janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat Kisha nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse. Dheu nga oborri i kishës është kërkuar nga një banor shqiptar i këtij fshati për nevojat e veta.
Pasi ka marrë këtë dhe i cili është rrëmihur brenda oborrit të kishës, Gazmend Krasniqi, banor i Shushicës, ka gjetur eshtra, të cilat dyshohet se janë të njerëzve.
Krasniqi nuk mohon mundësinë që këta eshtra të jenë mbetje nga lufta e fundit në Kosovë.
E në oborr punimet kanë mbetur në gjysmë. Ato nuk kanë rifilluar ende dhe brenda nuk pati asnjë përfaqësues ose përgjegjës për Kishën.
Në një përgjigje me shkrim, Arsim Gërxhaliu nga Mjekësia Ligjore ka thënë për T7 se i kanë pranuar mbetjet në fjalë dhe ato i janë nënshtruar procedurave përkatëse, pa dhënë asnjë informacion tjetër në lidhje me këto eshtra.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...