Më shumë se 77 për qind të anketuarve duan bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri.
Të paktën kështu janë përgjigjur në sondazhin e përpiluar në faqen zyrtare të portalit arbresh.info në Facebook.
Në sondazhin “A jeni pro bashkimit kombëtar?” rreth dhjetë mijë persona janë përgjigjur.
Ku 7200 janë pro bashkimit apo 77% e të anketuarve, kurse kundër janë dy mijë apo 23% e respodentëve.
“Vetëm të bashkuar, shqiptarët janë faktor i pa diskutuar në Ballkan”, shkruan njëri.
“E vetmja rruge e drejte per ne shqiptaret eshte bashkimi ne nje shtet te vetem se nje komb jemi shpresojme tek atdhetaret e intelegjencen e Shqiptareve sa me pare”, shkruan një komentuese tjetër.
Bashkimi kombëtar është ide për një proces për të bashkuar të gjithë trevat shqiptare me qëllim të krijimit e një shteti shqiptar. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një proces politik, i rigjallëruar pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...