Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar kërcënimet e bëra ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.
Sipas kësaj shoqate këto kërcënime përbëjnë një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në vend.
“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu. Ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend. Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor”, thuhet në njoftim.
Shoqata apeloi institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë e atyre që shërbejnë në interesin publik.
‘Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend”.
“Shoqata apelon ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi dhe me vendosmëri për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e atyre që janë në shërbim të interesit publik. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e drejtësisë dhe të mos lejojnë që aktet e tilla kriminale të minojnë besimin në institucionet tona”, thuhet tutje në reagimin e kësaj shoqate./Arbresh.info
Diana e rënduar emocionalisht, shprehet e gatshme të dal nga...
Haradinaj në Viti: Plani ynë aksional për anëtarësimin direk...
Të shtënat tragjike i marrin jetën një 3-vjeçari në Greqi
“Do ta zëvendësojë këdo që e bën këtë”, ‘kërcënimi’ i Flicku...
ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët
Konjufca priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, Enrico ...