AKR bashkohet në një linjë me partinë e Ramush Haradinaj kur është fjala për ndyshim të kufijve.
Selam Shkodra, funksionar i lartë i AKR dhe zëvendësministër i Brendshëm, i ftuar në RTV Ora tha se dialogu me Serbinë është i domosdoshëm, por mbi bazën e reciprocitetit dhe palëve të barabarta.
Selam Shkodra: Nuk ka ndryshim të kufijve, jemi pro dialogut me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Serbinë, një dialog mbi bazën e parimeve të reciprocitetit dhe palëve të barabartë. Serbia duhet ta ketë parasysh që Kosova tashmë është një fakt i kryer si shtet i pavarur dhe sovran. Mund të bisedojmë vetëm për gjëra që janë në interes të dy vendeve.
Sa i takon taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe insistimit të SHBA-ve për një pezullim të saj, Shkodra thotë se taksa mund të hiqet për respekt ndaj miqve amerikanë, por kurrsesi për të kthyer Serbinë në dialog.
Selam Shkodra: Kemi deklarime të liderit të partisë që u jep prioritet këshillave të miqve siç janë SHBA-të. Por kjo nuk do të thotë që në këtë moment deklarohemi domosdoshmërisht se taksa duhet të hiqet që Serbia të kthehet në dialog. Ne e bëjmë për respekt të SHBA-së dhe aleatëve tonë, por jo për shkak të presionit të Vuçiç dhe Daçiç.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...