Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka folur për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit, për përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.
Maliqi për Epokën e Re, ka thënë se një qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj vetëm me votat e pakicave do të prodhonte një qeveri të brishtë dhe jopopullore.
Ai ka thënë se janë disa variante të tjera nëse LDK’ja do ta refuzonte hyrjen e sërishme në qeveri, duke injoruar edhe ofertën e Kurtit.
Por, për këto kombinime shtesë, pa LDK’në, Maliqi ka thënë se do të duhej të ndodhnin prishjet e koalicioneve parazgjedhore.
Ai ka propozuar një variant tjetër, siç e quan, më pak të besueshëm, që Haradinaj do t mund ta kërkonte krijimin e një qeverie më stabile nëse bën marrëveshje me Albin Kurtin, që mandatin e kryeministrit ta ndajnë në dy pjesë, fillimisht të jetë Kryeministër Haradinaj, pas dy vjetësh Kurti.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...