Sot është Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 22 dhjetor 2005 miratoi një rezolutë përmes së cilës identifikon solidaritetin si një prej vlerave më fundamentale dhe të përgjithshme që duhet të përcaktojë marrëdhëniet mes njerëzve në këtë shekull.
Në nderim të kësaj, u vendos që 20 dhjetori të shënohet çdo vit si Dita e Solidaritetit njerëzor.
Asambleja po ashtu ka krijuar Fondin Botëror të Solidaritetit, që funksionon prej vitit 2003 me qëllim që të luftohet varfëria dhe të promovohet zhvillimi social në shtetet në zhvillim, në veçanti në pjesët më të varfra të vendit.
Për këtë ditë kërkohet që të shpërndahen foto me mesazhe që nxisin solidaritetin dhe qëndrimin e njerëzve së bashku.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës