Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces të qetë zgjedhor

12:27 | 7 Qershor 2026
E.G

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në shkollën “Meto Bajraktari”, duke e cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për demokracinë në vend.

Pas votimit, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin dhe të bëhen pjesë e procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e secilit votues për stabilitetin dhe përparimin e institucioneve.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Unë sapo ushtrova të drejtën time për të votuar në shkollën ‘Meto Bajraktari’. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të dalin sot dhe të bëhen pjesë e këtij procesi. Zëri i secilit ka rëndësi të madhe për stabilitetin dhe përparimin e institucioneve tona. Ftoj gjithashtu të gjithë akterët politikë dhe qytetarët të tregojnë maturi dhe kulturë demokratike, që ky proces të jetë i qetë, i rregullt dhe transparent. Ju faleminderit dhe le të jetë ky një proces i mbarë për të gjithë!”, ka shkruar ai.

Sveçla po ashtu theksoi nevojën për maturi dhe kulturë demokratike nga të gjithë akterët politikë dhe qytetarët, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë, i rregullt dhe transparent./Arbresh.info