Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit.
Para mediave, ai pas votimit tha se pret që procesi zgjedhor të zhvillohet i qetë dhe pa incidente, duke vlerësuar se Kosova ka ndërtuar tashmë një traditë demokratike dhe zgjedhore.
Konjufca tha se merita kryesore për këtë, sipas tij, u takon qytetarëve të Kosovës, të cilët e mbajnë gjallë demokracinë përmes pjesëmarrjes në zgjedhje.
“Unë uroj që kjo ditë të shkojë e mbarë, e mirë, pa ndonjë eksces. Kosova tashmë ka krijuar një traditë të zgjedhjeve nacionale, një traditë të demokracisë e cila është konsoliduar përgjatë viteve. Për këtë, më meritorët janë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj, sepse vetëm ata mund ta mbajnë gjallë demokracinë”, tha ai.
Ai tha se fushata zgjedhore ka kaluar qetë dhe se subjektet politike kanë pasur mundësi t’i prezantojnë programet dhe vizionet e tyre para qytetarëve./Arbresh.info
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...