Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në shtab përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm dhe shefin e UNMIK-ut, Peter N. Due.
Në njoftimin e KFOR-it bëhet e ditur se takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë midis KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Gjeneralmajori Ulutaş riafirmoi angazhimin e KFOR-it për koordinim të vazhdueshëm midis dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...