Drizan Shala, njohës i rrethanave të sigurisë tha se lëvizja nga Qeveria e Kosovës rreth urës së Ibrit, duhet të bëhet në një moment të përshtatshëm në nivelin politik e ndërkombëtar.
“Tanimë kemi dy dimensione: dimensioni i qeverisë që këmbëngul dhe insiston që hapja e urës duhet të ndodhë në një kohë më optimale dhe më të shpejtë të mundshme, bazuar në marrëveshjet paraprake në Bruksel dhe dimensioni ndërkombëtar, është ai përmes misionit të NATO-s-KFOR, që insiston që kjo çështje të mos ndërmerret assesi në këto rrethana politike”, tha Shala në rtk.
Ai më tej tha se tani kanë ndryshuar një faktor, sipas tij, esencial, faktori politik i palës serbe, e cila vazhdimisht po e prolongon marrëveshjet e arritura ma parë dhe për këtë, bashkësia ndërkombëtare po insiston që të vazhdohet me dialogun në Bruksel edhe për këtë çështje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...