Qeveria serbe, siç shkruan “Vecernje Novosti”, ka urdhëruar zyrtarët dhe shërbyesit civilë që në tre muajt e ardhshëm të mos bëjnë asnjë vizitë dhe aktivitet biznesor në Francë.
Siç njoftohet, ky vendim është një ndër shumë vendimet tjera, si përgjigje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar që të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-liderit të UÇK-së Ramush Haradinaj.
Qeveria serbe ka vlerësuar se ky vendim i gjykatës “nuk ka të bëjë me ligjin dhe drejtësinë” dhe se është “një akt politik”, dhe kjo është arsyeja se pse Serbia ka vendosur të “marrë kundërmasa”.
Zyrtarët serbë do të ulin në minimum kontaktet me kolegët francezë, ndërsa ambasadores së Francës Kristin Moro iu dorëzua një notë proteste në të cilën shprehet qëndrimi i Serbisë se në rastin Haradinaj bëhet fjalë për një vendim të motivuar politikisht, me ç’rast, sipas autoriteteve serbe nuk janë respektuar provat materiale që Serbia i ka paraqitur, ndër të tjera edhe deklaratat e dëshmitarëve të mbijetuar./Periskopi
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit