Kandidati për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka thënë se ideja primitive e Avdullah Hotit se “nuk do ta ndërtojmë Autostradën e Dukagjinit” është totalisht provinciale dhe logjikë jashtëzakonisht diskriminuese.
E sidomos, sipas Selmanaj, pasi Hoti ka mbajtur postin e ministrit të Financave dhe e di fuqinë ekonomike të kësaj zone.
Kandidati për deputet nga AAK, ka thënë tutje se legjislatura e re do të mbahet mend për për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe pretendimin për të bllokuar arterien kryesore të zonës së Dukagjinit.
Postimi i plotë:
Ideja primitive e Avdullah Hotit se “nuk do ta ndërtojmë Autostradën e Dukagjinit” është totalisht provinciale dhe logjikë jashtëzakonisht diskriminuese.
Aq më tepër, kur vetë zotëria në fjalë, ka mbajtur postin e ministrit të Financave dhe po i njëjti e di fuqinë ekonomike të gjithë kësaj zone.
Kjo legjislaturë do të nisë me debatin e parë për këtë projekt vital për Kosovën, i cili është i pakthyeshëm, pavarësisht ideve të tilla, qofshin këto të një deputeti, si Avdullah Hoti, qoftë kjo strategji e koalicionit, i cili sipas të gjitha gjasave do të mbahet mend për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe pretendimin për të bllokuar arterien kryesore të zonës së Dukagjinit, të kësaj zone, që përveç tjerash, nga lufta ka dalë me mbi 90% e shkatërruar.
Secili, po edhe profesori i ekonomisë, duhet ta dijë, se me këtë logjikë të pashallëqeve, e qëndrime egocentrike ndaj 600 mijë banorëve, do të marrin përgjegjësinë, jo vetëm sot, por edhe reagimin e duhur të atyre që dinë t’i mbrojnë vlerat e interesave ekonomike nacionale dhe barazisë njerëzore. Po ashtu, ata do të jenë përgjegjës edhe para 1,8 milion banorëve për heqjen e Taksës 100 %, e cila ia ktheu dinjitetin shtetit tonë.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin