Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Sander Lleshaj.
Ministri Selimi në këtë takim me ministrin Lleshaj, kanë diskutuar për arrestimet të cilat janë kryer nga Dhomat e Specializuara së fundi në Kosovë me ç’rast ka shprehur shqetësimin e tij për formën se si janë zhvilluar këto arrestime.
“E di mirë dhe e kam të qartë që pushtetet janë të ndara, andaj nuk duhet të lejojmë që drejtësia të përzihet në politikë, por edhe anasjelltas. Arrestimet e tilla shkaktojnë shqetësim tek qytetarët. Ftesat e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen siç̧ edhe po ndodhë. Besojmë në drejtësi sepse lufta jonë ka qenë e pastër”, ka thënë Selimi.
Ministri Selimi dhe Ministri Lleshaj kanë diskutuar edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimi i ekstremizmit.
“Ne, si Ministri e Drejtësisë, përmes komitetit për luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit, një vit më parë kemi arritur të sjellim gra dhe fëmijë nga Siria”, tha Selimi.
Ministri Lleshaj në kuadër të këtij diskutimi shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë.
Dy ministrat u pajtuan që për Kosovën dhe Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian mbetet synim e për këtë fuqizimi i sundimit të ligjit mbetet jetik./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...