Gjatë një kontrolli rutinor në aeroportin e Prishtinës, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe cigare të kontrabanduara.
Pas hapjes së plotë të valixhes në prani të zyrtareve doganorë, u konstatua se pasagjeri kishte fshehur 9 boksa cigare me markë “Marlboro”.
Por, pas një kontrolli më të imtë të gjithë bagazhit të pasagjerit, u zbulua se numri i përgjithshëm i boksave cigare pa banderola arrinte në 81, duke përfshirë të dyja llojet, të kuqe dhe të bardha.
“Prishtinë, Aeroporti ANP. Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejm dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116