Policia e Kosovës gjatë javës së kaluar ka sekuestruar 5 armë zjarri në lokacione të ndara.
Sipas njoftimit, nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 199 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, shkruan Arbresh.info
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4 mijë e 433 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 826 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/

KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...