Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke raportuar për dhjetëra aksidente trafiku, mijëra gjoba të shqiptuara dhe disa arrestime në mbarë vendin.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 49 aksidente trafiku. Prej tyre, 19 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik, policia ka shqiptuar 2,248 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit rrugor.
Ndërkohë, në aspektin e sigurisë publike, janë arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona po vuajnë dënimin sipas vendimeve gjyqësore.
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...
Reagon Rama ndaj Bernie Sanders: Shqipëria vendos vetë për t...
Rama: Fontanat publike rikthehen në funksion, Prishtina gati...
Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...