Përmes një konference të mbajtur për media Vetëvendosje foli për tërheqjen e Ramush Haradinajt nga ballafaqimi televiziv me kandidatët për Kryeministër.
“Brenda dy ditësh i ndërruan fjalët, pamë reklama në çdo media që do të ketë ballafaqim i kandidatëve për kryeministër. Ky është një moment vendimtar për Kosovës, qytetarët kanë nevojë të shohin ata të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë vend”.tha Sejdiu.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, tha se koalicioni AAK, Nisma dhe PDK nuk kanë asgjë të tregojnë dhe mundohen t`ju ikin ballafaqimit me kryeministrin e ardhshëm të vendit Albin Kurti.
“Koalicioni AAK Nisma PDK nuk kanë asgjë, mundohen ti ikin debatit. Kandidatët e këtij koalcioni po mbajnë debate, në fakt është ikja nga ballafaqimi nga kryeministri i ardhshëm të vendit Albin Kurti”.
Sipas Sejdiut zanati i PDK-së është fshehja në hijen e dikujt tjetër, të tjerët janë bërë aktor me lojën e dikujt tjetër e kjo është PDK-ja e Kadri Veselit, njofton GazetaBlic.
Si duket PDK-ja fshihet nga hija e tjetër kujt si duket ky është zanati i tij, të tjerët si duket janë bërë aktor me lojën e dikut tjetër e kjo është PDK-ja e Kadri Veseli”., e rrjedhimisht nuk duhet të përdorin Haradinajn për këto”
Sipas tij Albin Kurti është alternativa e vetme për të ecur vendi përpara.
“Albin Kurti është alternativa e vetme për të ecur vendi përpara, në mungesë të guximit dhe e keq qeverisjes për 17 vite , normal se do tju ikin debatit, Albin Kurti dhe Vetëvendosje janë çdo ditë të gatshëm të ballafaqohen, dhe nuk kemi asgjë të mbajmë te fshehtë dhe t`ju ikim ballafaqimit, përfundoi Sejdiu/Arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...