Ish-kreu i Skenderaj, Sami Lushtaku ka reaguar pas lajmeve për punësimin e nipit të tij në konsull në Tiranë.
Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një lajm i tillë është i pavërtetë dhe me të dhëna gjysmake.
Këto lajme, sipas tij, po bëhen për të dëmtuar imazhin e tij.
“Festimi ka lindur dhe është rritur në Shtutgart të Gjermanisë dhe atje ka kryer shkollimin e lartë. Përveç gjuhës amëtare, flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane dhe angleze. Për shumë vite ka punuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, prej nga është transferuar në Shqipëri, pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila i bën politikat në bazë të nevojave të saj”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info
Reagimi i plotë:
Të dashur miq,
Janë një numër i madh i mediave në Kosovë, që në vazhdimësi, përmes të dhënave gjysmake e të njëanshme, dezinformojnë me lajme të pavërteta për mua dhe për familjarë të mi, për rreth dy dekada me radhë. Duke mos dashur të merrem me këto dezinformime, është arritur nga ana e tyre që të krijojnë dëmtim të imazhit dhe personalitetit tim.
I tillë është edhe lajmi i fundit që lidhet me djalin e vëllait, Festimin, i cili së fundi është emëruar konsull në Shqipëri.
Festimi ka lindur dhe është rritur në Shtutgart të Gjermanisë dhe atje ka kryer shkollimin e lartë. Përveç gjuhës amëtare, flet shkëlqyeshëm gjuhën gjermane dhe angleze. Për shumë vite ka punuar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtutgart, prej nga është transferuar në Shqipëri, pas një vendimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila i bën politikat në bazë të nevojave të saj.
Në të kaluarën, vetëm UDB-ja famkeqe serbe propagandonte për mua dhe familjen time, e që fatkeqësisht, siç duket, ka ende mbetje të saj në Kosovë, që dezinformojnë për mua dhe familjen time.
Tash e tutje, do të ngre padi ndaj çdo lajmi i cili është i pavërtetë dhe njollosë dinjitetin tim dhe të familjes. SL
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë