Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka publikuar të dhëna statistikore të pasurive të sekuestruara, ngrira e dhe të konfiskuara përgjatë viteve 2021-2025.
Ai ka thënë se është mbi 12 milionë euro vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.
Thotë se shumë shpejt, pasuria e përfituar, sipas tij, jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Shumë shpejt, pasuria e përfituar jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e cila aktualisht pret që një kohë të gjatë pa asnjë arsyetim në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për hyrjen në fuqi të ligjit. Atëherë edhe shifrat do të jenë krejtësisht tjera, ku koncepti i realizimit të drejtësisë do të gjej efikasitetin e vet”, ka shkruar Sallahu.
Sipas Sallahut, Byroja do të jetë institucioni që nuk do të tolerojë më përfitime, siç ka shkruar, të “rastësishme” nga zyrtarë publik që nuk arrijnë të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.
“Pasuritë e tilla do të sekuestrohen dhe konfiskohen, pastaj ato do t’u kthehen qytetarëve si pronar legal e legjitim”, ka përfunduar shkrimin e tij, Sallahu.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...