Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka bërë të ditur se edhe 68 fermerë janë mbështetur me pajisje për shtimin e prodhimit në toka.
Me anë të një postimi në Facebook, Sahatçiu tha se fermerët janë mbështetur me frezë për traktorë, rotoballer për konzervimin e barit dhe mbështjellës me folie për rotoballer, shpërndarës të plehut të shtallës si dhe me mikser për ushqim voluminoz të kafshëve, shkruan Arbresh.info.
“Platori me ekipin e tij në Drejtoria e Bujqësisë po vazhdojnë punën e mirë me lidhjen e kontratave dhe shpërndarjen e subvensioneve të fituara nga shpalljet publike. Vjeshta filloi mbarë për qindra fermerë të Kryeqyteti Prishtina. Viti tjetër na pret me edhe më shumë buxhet për subvensione për zhvillim rural”, ka shkruar Sahatçiu./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...