Përmendjen e Milloshevicit nga Aleksandër Vuçic në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90’ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh. Ndërsa, për pjesën tjetër të fjalimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.
“Milloshevici ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiç në Kosovë.
Pavarësisht këtyre lëvdatave, Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet kurrses me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në Fushë Kosovë e Gazimestan. Me këtë pajtohet edhe profesori i universititetit nga Kosova, Milazim Krasniqi.
Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi teksa shton se përmendja e Milloshevicit nga Vucici tregon se politika serbe tashmë nuk ka ndryshuar me ato të para rreth tri dekadave. Në këtë pjesë mendimet e profesorit Milazim Krasniqi pajtohen me ato të ish-deputetit kosovar.
‘Glorifikimin e figurës së Milloshevicit me ç’ka tregoi se është vazhdimësi e asaj politike. Pastaj glorifikoi Rusinë duke e shpreh si aleat strategjik. Deklaroi se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO po ashtu tha se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën’, tha Krasniqi për Klan Kosovën. E për këtë Kelmendi tha se Kosova do të duhej të reagonte të paktën me një notë proteste por që kjo nuk ndodhi as të dielën e as të hënën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...