Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, për uljen e dënimit ndaj Nuhi Mavrovqanin, i cili në korrik të vitit 2020 vrau bashkëshorten e tij S.M me shufër metalike.
Ai sot është dënuar më 25 vjet burg për vrasjen.
“Kjo vrasje shkundi edhe një herë realitetin e secilës prej nesh që përpiqemi çdo ditë që dhuna dhe vrasjet ndaj grave të marrin fund. Vrasja e S.M fatkeqësisht edhe një herë dëshmoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. E megjithatë, kur vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm në dhjetor të vitit 2020 nga Gjykata Themelore në Gjilan, u duk sikur drejtësia bëri një pjesë të punës së vet, duke e dënuar kriminelin, edhe pse jo duke e parandaluar krimin. Mirëpo, sot përsëri po dëshmojmë se kur flasin për vrasjet e grave, drejtësia po mbyll sytë”, është thënë nga RrGK.
RrGK i bën thirrje Gjykatës Supreme si instancë më e lartë se ajo e Apelit që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe dënimin ta kthejë në atë paraprak, pra në dënim me burgim të përjetshëm.
“Vetëm kështu ne do të bindemi se vendi ynë, institucionet e drejtësisë e ato të mbrojtjes janë në krye të detyrës sa herë që trajtohet dhuna e vrasjet e grave. RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private. Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar, është thënë nga RrGK./arbresh.info/
Vrau gruan e tij me shufër metalike, dënohet me 25 vjet burgim Nuhi Mavrovqani
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...