Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë 2014”, ku ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit, të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e Spitaleve Rajonale, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2014, ishte 13 680 persona. Krahasuar me vitin 2013, numri i të punësuarve në shëndetësi ka shënuar rritje për 62 persona ose shprehur në përqindje 0.45 %.
Numri i rasteve të reja, të diagnostifikuara me sëmundje malinje, ishte 2 975, ku rastet më të shpeshta ishin melanomat dhe neoplazmat malinje të lëkurës me 670 raste (22.4%) , pasuar nga neoplazma malinje e gjirit me 443 (14.8%).
Numri i pacientëve të operuar në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ishte 20 496, ndërsa numri i pacientëve të operuar në Spitalet Rajonale ishte 20 521.
Numri i pacientëve të vdekur në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare ishte 1 241, ku numri më i madh i pacientëve të vdekur ishte në Klinikën e Neonatologjisë me 308 raste, ose shprehur në përqindje 24.8%.
Numri i pacientëve të vdekur në Spitalet Rajonale ishte 830. Numri më i madh i pacientëve të vdekur është shënuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit me 334 raste.
Numri i institucioneve private shëndetësore, të licencuara, ka arritur në 1 069, ku 305 ose 28.5% prej tyre janë ambulanca stomatologjike.
Më shumë informata lidhur me publikimin: “Statistikat e Shëndetësisë 2014”, mund të gjenden nëhttp://ask.rks-gov.net/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...