Një person është ankuar se gjatë një telefonatë është lajmëruar se e dashura e tij është marr me dhunë nga i dyshuari, shkruan arbresh.info.
Njësia e hetimeve ka arritur të lokalizoj vendëndodhjen e viktimës ku edhe është arrestuar i dyshuari.
E gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por se ajo ka shkuar me vet dëshirë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin. Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...