Një person ka mbetur i lënduar, pas një zënke që kanë pasur mes vete disa persona në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Arbresh.info tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” sot.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në Rr. Ilir Konushevci në Prishtinë”, tha Pllana.
Sipas tij, si pasojë e kësaj përleshje, një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana. /Arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...