Afaristi i njohur kosovar, Rrahim Hashimi është shpallur i pafajshëm.
“Pas 3 vite e gjysmë të maltretimeve, shantazheve dhe linçimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj procedurën penale ndaj meje për marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësi”, ka shkruar Hashimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se është në bisedime me një avokat të njohur ndërkombëtar për realizimin e së drejtës për dëmshpërblim, vlera për kompenzim do të jetë 5.2 milion euro, transmeton arbresh.info.
“Nga këto, nga Këshilli Gjygjësor do kërkoj 3 milion euro, ndërsa 1 milion euro nga “Grupi Koha”, për shantazh, denigrim dhe për linqim 1 milion euro nga “Insajder”i për shantazh dhe linqim dhe 200.000 euro nga RTK për një storie shantazhuse”, ka shkruar në reagim.
Ai ka qëndruar në paraburgim 9 muaj në cilësinë e zyrtarit të Drejtorisë̈ për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, për të cilat Hashimi bënë të ditur se “është vërtetu që asnjëherë s’kam pas pozita të tilla”./Arbresh.info
Postimi i plotë i tij:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10218333807397160&id=1251221381
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...