Këtë të shtunë janë rivarrosur eshtrat e patriotit Demë Ali Pozhari në fshatin e tij të lindjes në Pozhar të Deçanit.
“Një patriot i madh u kthye sot në atdhe!”, kështu është shprehur me këtë rast ish Presidendja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Sot, pata nderin dhe privilegjin të jem e pranishme në ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të njërit nga patriotët më të mëdhenj shqiptar, Demë Ali Pozhari. Pozhari zë vend të rëndësishëm në historinë çlirimit të Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare. “Në kohë paqe, i butë si qengj është shqipëtari. Por, në luftrat e betejat si luan i tmerrshëm bëhet”, shkruan Naim Frashëri në poezinë ‘Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve’. Si luan do të vepronte gjatë gjithë jetës së tij Demë Ali Pozhari, sepse jetonte në kohë të karakterizuar nga shtypja e shqiptarëve dhe tendencat për zhdukjen e tyre nga Kosova”.
Jahjaga është shprehur se Pozhari njihet për atdhedashurinë, guximin dhe angazhimin e parreshtur për t’i mbrojtur shqiptarët dhe për të vënë në pah rëndësinë e tyre si faktor i rëndësishëm politik e gjeostrategjik në Ballkan.
“Ai dhe familja e tij, brez as brezi, sakrifikuan dhe flijuan jetën për kauzën e çlirimit dhe të shtet-ndërtimit. Kulla e Pozharajve, e cila qëndron e fuqishme edhe sot e kësaj dite, do të mbahet mend gjithmonë si vatër e trimave dhe heronjëve të vendit tone”.
“Në vitin 2012, Pozharin e pata dekoruar post-mortum me Urdhërin e Lirisë për kontributin e tij për lirinë e shqiptarëve”.

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...