Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka nisur sot gradualisht furnizimi me ujë pas ndërprerjes për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit.
Në njoftim thuhet turbullirat në kanal kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar me trajtim pas largimit gradual të turbullirës nga kanali i Ibër Lepencit.
Furnizimi ka filluar dhe gradualisht pritet që gjatë ditës së sotme të stabilizohet gjendja dhe secili nga ju të furnizoheni.
Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj, që në këtë vapë të mos keni furnizim me ujë të pijshëm, por ju lusim të na kuptoni se këto turbullira kanë ndodhur për shkak të punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit që menaxhohet nga kjo kompani.
Ju falënderojmë për durimin dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin tuaj!
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...