Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”, u në mesin e të pranishmëve ishte edhe Rifat Jashari.
Jashari në fjalën e rastit porositi që shqiptarët të jenë të bashkuar.
“Dhashtë Zoti gjithmonë jemi bashkë, me Shqipëri, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë, me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë me i arrit qëllimet tona shekullore. Atëherë nëse bashkohemi e kemi arritur amanetin e atyne që kanë ra brez pas brezi”, tha ai.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga UÇK dhe forcat e armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Pikërishtë në këtë ditë, pas një viti nisën edhe bombardimet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe.
Pas 78 ditë, u arrit qëllimi, u dorëzua “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...