Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe situatës së rënduar në komunikacion, kanë aktivizuar shtabin emergjent që të menaxhojë situatën dhe të garantojë sigurinë publike.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në qarkullimin rrugor, Kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent me qëllim të menaxhimit të situatës dhe garantimin e sigurisë publike. Ju lutemi të ndiqni me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme. Çdo rast emergjent ju lutemi raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 0800 122 44”, thuhet në njoftim.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...