Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se partia e saj ka kërkuar shqyrtimin e masave të reja për menaxhimin e pandemisë.
Ajo së ka thënë se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje, duke shtuar se mund të gjenden alternativa tjera.
“Ditë më parë jemi informuar se është duke u shqyrtuar mbyllja totale e vendit si menaxhim i pandemisë. Ne si AAK pas analizave që kemi bërë kemi ardhur në përfundim që së bashku me pjesën e qeverisjes që e kemi brenda koalicionit qeveritar të kundërshtojmë një mbyllje totale të vendit në këtë fazë pasi konsiderojmë se ka edhe alternativa tjera në menaxhim të pandemisë para mbylljes totale që do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe të shëndetit publik qytetar”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se kanë kërkuar një rishqyrtim të masave nga pjesa tjetër e qeverisë.
“Sot është mbajtur një takim informues në mes të Hotit, zëvendëskryeministrit Tahiri, ministrit të Shëndetësisë dhe disa odave ekonomike me ç ‘rast është marrë një vendim i përbashkët që të shkojnë me masa edhe më strikte por edhe jo mbyllje totale të vendit”, ka thënë ajo në KTV.
Reshitaj ka thënë se përmes mediave janë njoftuar për draftin për masat e reja, por edhe nga ministrat në qeveri.
Ajo ka thënë se duke marrë parasysh situatën aktuale, kanë kundërshtuar një mbyllje të shtetit.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...