Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot me datë 25 Tetor 2022 ka publikuar njoftimin se janë ndaluar dy persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve. Në lajm thuhet se njëri nga ta është personi me inicialet M.T. (avokat).
OAK, po sa është njoftuar lidhur me këtë lajm, ka komunikuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku ka kuptuar se personi me inicialet M.T. (emër i njohur për OAK-në), nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është i regjistruar në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Për shkak të hetimeve fillestare të Prokurorit të Shtetit, OAK nuk mund të bëjë publike detaje të tjera, por meqenëse është apostrofuar profesioni i avokatit, nëpërmjet këtij reagimi kërkon nga Institucioni i Prokurorit të Shtetit, që të ruaj imazhin e avokatit dhe avokatisë në përgjithësi.
Oda e Avokatëve të Kosovës, mbetet e gatshme për bashkëpunim me të gjitha institucionet ligj zbatuese, derisa thekson nevojën për ndërmarrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e dinjitetit dhe imazhit të avokatëve në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën e tyre. /arbresh.info/
lexo edhe:
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
Serbia nis hetime pas shembjes së strehës në Novi Sad që la ...
Kaq e bukur duket Arbenita Ismajli në imazhet e fundit
Dy qytetarë nga Peja gjejnë shuma të konsiderueshme parash, ...
Sulm i ri izraelit në Gaza: Vriten 84 palestinezë, mes tyre ...
Vendoset që më 25 nëntor mbrojtja e Shalës ta dorëzojë dosje...
ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët