Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek ka reaguar lidhur me refuzimin e Kosovës në UNESCO.
Sot është votuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa vetëm për 3 vota Kosova nuk ka arritur të bëhet pjesë e kësaj agjencie, transmeton lajmi.net.
Lidhur me refuzimin e Kosovës ka reaguar nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.
Ajo ka thënë se ky refuzim që i është bërë Kosovës sot në UNESCO është një fyerje për ambiciet që
ka Kosova për integrimet në organizatat ndërkombëtare.
“Refuzimi i ngushtë (për 3 vota) i Kosovës në UNESCO është një fyerje për ambiciet që ka Kosova për integrimet në organizata”, ka shkruar Lunacek në Twitter.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...