Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës po hezitojnë të votojnë atë për arsye se mendojnë që do ta shkelin Kushtetutën.
Në një intervistë në tëvë1, Rashiq u shpreh se do të kandidojë edhe për herë të tretë për nënkryetar të kuvendit, pasi që sipas tij ai nuk e shkel Kushtetutën e vendit.
Derisa, Rashiq tha se në bisedat që i ka zhvilluar me kolegët e tij, ata kanë një përshtypje ndaj punës së tij.
“Ata po hezitojnë të më votojnë mua sepse mendojnë se do të shkelin Kushtetutën, edhe pse unë po përsëriti çdo herë që absolutisht nuk është rast i tillë ku shkelet Kushtetuta, përkundrazi unë po e kuptoj skemën politike, por të gjithë janë bërë ekspert të Kushtetutës dhe po komentojnë dhe po hezitojnë të komentojnë me radhë. Absolutisht nuk ka shkelje të Kushtetutës edhe pse nuk e kam shumicë e votave të deputetit serb prapë mundem me kandidua.
Unë do të kandidoj edhe për herën e tretë për nënkryetar të kuvendit, nëse nuk marrë vota nuk e di cfarë opsioni do të jetë pastaj… Në bisedat telefonike që i kam bërë me kolegët e mi ka një simpati në punën që e kam bërë”, ka deklaruar Rashiq.
Ndryshe, të enjten deputeti Nenad Rashiq, nuk arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Rashiq mori 56 vota pro, 1 kundër dhe 20 abstenime, duke dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar. Megjithatë, kryetari i kuvendit vlerësoi se Rashiq ka marrë më shumë vota pro sesa kandidatët e tjerë që u përfshinë në proces përmes shortit, duke shtuar se “gjasat më të mëdha i ka deputeti Nenad Rashiq”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...