Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.
Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me ambasadorin turk kanë diskutuar për bashkëpunimet për projektet e ardhshme.
“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, mirëprita Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı, i cili më uroi për fillimin e mandatit tim të dytë”, ka shkruar Rama.
“Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, tha Rama./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...