Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar sot ish-diplomatit amerikan, Jonathan Moore, “Hyjneshën e Kryeqytetit”, si shenjë të mirënjohjes sonë të thellë për kontributin e tij dhe për mbështetjen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
“Një simbol i respektit dhe falënderimit që populli ynë ndjen për SHBA-në, të cilët qëndruan krahë nesh, nga ditët e vështira të luftës, deri te ndërtimi i institucioneve dhe rrugëtimi ynë drejt demokracisë dhe lirisë”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Theksuam se miqësia me Shtetet e Bashkuara është dhe do të mbetet më shumë se një partneritet politik, është një lidhje e përjetshme e ndërtuar me besim dhe në përkushtim të ndërsjelltë”, tha Rama./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...