Ragmi Mustafi është emëruar në pozitën e këshilltarit politik të zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi.
Kështu bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info
“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi.”, ka shkruar Mustafi.
Ndër të tjera, Mustafi shkruan se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën e Preshevës.
“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.”, përfundoi ai./Arbresh.info.
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë